Hapet konkursi për pranimin në çerdhe publike në komunën e Prishtinës

10:37 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike në Komunën e Prishtinës do të jetë i hapur nga sot, 5 qershor e deri më datën 16 qershor.

“Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton arbresh.info.

Shpallja e rezultateve bëhet më datë 1 korrik 2017, në institucionet parashkollore përkatëse, si dhe në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme