Në qendër të Skenderajt është shqyer posteri i fushatës zgjedhore të Veton Seferit, kandidatit për deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje
Akoma nuk dihet se kush e ka kryer këtë akt, njofton Klan Kosova.
Por për një ngjarje që ka ndodhë mbrëmë në tubimin e Vetëvendosjes në Therandë, ata kanë drejtuar gishtin nga “koalicioni i territ”.
“Sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Studençan të Therandës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor”.
“Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes”.
“Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...