Google ADS

A e dini pse zëri ynë tingëllon ndryshe i incizuar?

09:17 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Shumicës prej nesh, nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë në ndonjë audio apo video të incizuar.

Zëri ynë i incizuar na tingëllon shumë më ndryshe sesa kur flasim në të vërtetë, gjë që na bën që shpesh ta “urrejmë” atë.

Por, për gjithë këtë ekziston një arsye.

Arsyeja pse e urrejmë zërin tonë të incizuar është për shkak se kafka jonë e ndryshon rezonancën e zërit tonë nga brenda dhe krijon më shumë bas.

Kur e dëgjomë një incizim digjital të zërit tonë, edhe pse na duket shumë më ndryshe, në fakt ai është saktësisht ashtu siç e dëgjojnë njerëzit e tjerë kur ne flasim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme