Google ADS

Partitë politike me numër të madh të vëzhguesve në zgjedhje

08:33 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Partitë politike kanë shtuar numrin e vëzhguesve të tyre për zgjedhjet e 11 qershorit. Rreth 40 mijë vëzhgues dhe komisionarë pritet që të sigurojnë se asnjë votë nuk do të manipulohet. Për këtë riorganizim janë shpenzuar miliona euro.
Frika nga vjedhja dhe manipulimi i votës, siç kishte ndodhur në disa zona në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, ka bërë që partitë politike në vend t’i forcojnë radhët e tyre për 11 qershor. Rreth 40 mijë vëzhgues dhe komisionarë pritet të angazhohen për ditën e zgjedhjeve.

Kështu bëjnë të ditur për “Zërin” anëtarët e partive brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga ana tjetër sa i përket pagesës ata bëjnë të ditur se vëzhguesit paguhen nga vetë partitë politike, kurse për komisionarët dhe stafin tjetër shpenzohet më shumë se gjysma e buxhetit të ndarë për procesin zgjedhor, i cili aktualisht është mbi 5 milionë euro.

Ndërkaq përfaqësuesit e tri blloqeve garuese, koalicionit PDK-AAK-Nisma, koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe lëvizja “Vetëvendosje”, shprehen të bindur se do të dalin fitues në garën e 11 qershorit.

Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur për “Zërin” se tashmë ka gati planin sesi do të veprojë në zgjedhjet e së dielës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme