​Katër shtete ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin

08:21 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për destabilizimin e rajonit.

Ata thonë se Katari mbështet grupe terroriste duke përfshirë Shtetin Islamik ISIS.Agjencia shtetërore e lajmeve Saudite PS tha se Riadi kishte mbyllur kufijtë e tij me Katarin.

PS citon zyrtarët të kenë thënë se ky vendim ka ardhur për të mbrojtur sigurinë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe ekstremizmit. Kjo konsiderohet si ndarja më serioze midis vendeve të fuqishme të Gjirit, të cilët janë gjithashtu aleatë të ngushtë të SHBA-ve.

Vendimi vjen dy javë pasi të katër vendet bllokuan faqet e lajmeve të Katarit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme