Kunata rreh nusen e të vëllait, pretendimi: Më dhunoi nënën

01:57 | 5 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Kunata rreh nusen e të vëllait me pretendimin se kjo e fundit i ka rrahur nënën. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një banesë në Tiranë.

Sipas të dhënave, shtetasja E.O, 27 vjeçe, banuese në Tiranë akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases A.O., 31 vjeçe, e cila është nusja e të vëllait.

Ndërkohë, policia ka lëshuar urdhër mbrojtje edhe për shtetasen  F.O, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, nusja e djalit shtetasja A.O, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Tiranë për nusen e djalit dhe kunatën dhunuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme