Në një debat televiziv, gazetari Çim Peka pyet kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për prejardhjen e tij. A është nga Berati, nga Burreli, nga Vlora, nga Durrësi, apo nga Tirana? Përgjigjen e Ramës mund ta lexoni më poshtë.
“Si t’u them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës; kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë. Aty më pas përqendrua familja.
Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas gjashtë muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e imja, është e shoferit. Naltmadhnija ia mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë.
Pastaj historia dihet me tim atë: ai ka lindur në Durrës. Nga ana e gjyshes nga babai, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit – ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje që kishte babain kroat, nënën veneciane. Ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël.
Dhe, gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Privc Vidit. Ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë; kanë zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës – si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë. Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone”, ka thënë Rama.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...