Interi kërkon 110 milionë për Icardin?

23:26 | 4 Qershor 2017
Arbresh Info

Interi do të jetë i përgatitur për të shitur Mauro Icardin tek kushdo që është i gatshëm të ofroj 110 milionë euro për shërbimet e tij.

“Nerazzurrët” dështuan për tu kualifikuar në futbollin evropian pas përfundimit në pozitën e shtatë në Serie A këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Ky edicion dëshpërues ka bërë pronarët e klubit që të hedhin poshtë mendimin që dikush në skuadër është i paprekshëm duke i vendosur kështu Icardit një çmim prej 110 milionë.

Shuma thuhet se nuk është madhështore për një lojtar 24-vjeçar që tashmë ka shënuar 81 gola brenda 156 paraqitjeve në Serie A.

Ai gjithashtu ka ofruar 27 asistime, nëntë prej tyre vetëm gjatë këtij edicioni./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme