Google ADS

Simiq: Jabllanoviqi kërcënoi me armë aktivistët e LS në Leposaviq

22:58 | 4 Qershor 2017
M. A.

Lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq, i ka thënë arbresh.info se lideri i iniciativës së Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, sonte në Leposaviq ka kërcënuar aktivistët e Listës Serbe, pasi kanë vendosur posterë të kësaj partie.

“Sipas njohurive tona, Jabllanoviqi kërcënoi me armë një aktivist tonin dhe për fat janë hasur Policia dhe e kanë arrestuar Jabllanoviqin dhe i kanë marrë armën. Presim dhe kërkojmë nga prokuroria të mos e mbrojë një njeri që për herën e njëqind kërcënon me armë qytetarët tanë, pasi së fundmi ka kërcënuar qytetarët tanë në një tubim elektoral.”

Sipas Simiqit, prokuroria duhet të tregojë paanshmëri për të ndaluar mbrojtjen e kryesit pavarëisht se cilës parti politike i takon, shkruan arbresh.info.

“Nëse mbrohen dhunuesit nesër mund të detyrojë me armë dikë në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë të Veriut.”

Ai ka përgëzuar njësinë e Policisë për Rajonin e Veriut të Mitrovices, që është treguar efikase, por pret që shpejtë dhe me efikasitet t’i përgjigjet ndjekjes penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme