Guvernatorët e shteteve dhe kryebashkiakë të ndryshëm në SHBA nxituan që të mbërthejnë mantelin e lidershipit amerikan në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, pasi presidenti Donald Trump nxori SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit.
Zyrtarë të shumtë lokalë thanë se mund t’i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se SHBA mbetet e angazhuar në reduktimin e gazrave serë, të cilët shkencëtarët fajësojnë për ngrohjen globale. Kalifornia udhëheq këtë lëvizje, sidomos pas lajmërimit të përpjekjeve për të siguruar 100% të elektricitetit nga burime të rinovueshme.
“Kur Trump del nga rruga, Kalifornia vazhdon me grupin. Dhe të vazhdosh me grupin do të thotë të përballesh me ndryshimet klimaterike. Duke e bërë këtë me Kinën dhe më pas me Europën, do të bëjmë shumë punë”, u shpreh Guvernatori i Kalifornisë.
Pritet që shumë shtete të tjera amerikane të ndjekin Kaliforninë dhe fqinjin e saj Oregonin me masa të ndryshme si standarde të karburantit me nivel të ulët karboni. Guvernatori i Kalifornisë Broën do të udhëtojë drejt Kinës të premten për të udhëhequr një konferencë shtetesh dhe aktorësh të tjerë lokalë që do të bëjnë angazhime vullnetare për reduktimin e gazrave serë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...