Hoti: Është normale që politikanët të shahen (VIDEO)

22:27 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Komente të tilla Hoti i bëri në emisionin “Debat +” në TV Dukagjini, teksa ka komentuar qëndrimin e drejtorit ekzekutiv të Insajderit, Parim Olluri, i cili ia përmendi Hotit “Dosjen e Shefave” – një seri përgjimesh të drejtuesve të PDK-së që kanë shpërfaqur afera të ndryshme korruptive dhe gjuhën banale plot sharje për njerëz të ndryshëm brenda partisë dhe kundërshtarët.

Olluri përmendi Njazi Kryeziun, një nga kandidatët e PDK-së për deputetë e që është i përfshirë në “Dosjen e Shefave” e ku shanë njerëzit brenda partisë dhe kundërshtarët nga LDK-ja.

“Është normale me u sha me nanë”, tha Hoti teksa tentoi të arsyetonte ish-shefin e grupit parlamentar Adem Grabovci i cili ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputet nga PDK-ja.

Hoti madje tha se të përfshirët në “Dosjen e Shefave” janë tërhequr vullnetarisht nga gara për tu bërë deputet të Kuvendit të Kosovës.

https://youtu.be/4F1IRJj83AM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme