Google ADS

Duterte: Nuk flasim me ISIS-in, edhe nëse ata i vrasin pengjet

21:18 | 4 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka deklaruar se nuk do të flasë më militantët e Shtetit Islamik dhe ka urdhëruar trupat ushtarake që t’i vrasin ata edhe nëse ata masakrojnë pengjet e tyre.

Ai ka lëshuar një paralajmërim për miltantët vendas dhe të huaj që kishin rrethuar Marawin duke filluar nga 23 maj, transmeton portali arbresh.info

Duterte ka shtuar se ka humbur shumë ushtarë dhe policë gjatë përleshjeve të dhunshme.

Ushtria ka deklaruar se 178 luftëtarë dhe civilë janë vrarë në Marawi, vend që është i populluar me një shumicë myslimane.

Qindra njerëz të armataosur kanë valëvitur flamujt e zinjë të stilit të Shtetit Islamik dhe u përplasën në të gjithë qytetin, duke djegur ndërtesa gjatë përleshje me ushtrinë./Arbresh.info

Të ngjashme