Google ADS

Haradinaj: E provova me Vetëvendosjen, por ndryshimin do ta bëj me PDK-në

21:14 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka vazhduar me fushatën kësaj radhe në qytetin e Vushtrrisë.

Lideri i AAK-së, ka folur për koalicionin me PDK-në, duke thënë se me këtë subjekt do ta sjellin bashkë ndryshimin.

“Kam bërë përpjekje ta sjellë ndryshimin me Vetëvendosjen nuk jemi kuptuar, me LDK e dini si ka shkuar. Nisma na ka përkrah, por i jam mirënjohës PDK-së dhe Veselit për besimin që ma kanë dhënë. Nderin që më është dhënë dua ta kthejë në punë”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka thënë se edhe nëse e merr kreun e Qeverisë ai do të ketë shumë punë.

“Kurrë nuk është vonë të kthehemi nga e mbara. E kam dert qysh sot për punët që na presin, ka shumë punë, shëndetësinë, arsimin s’e kemi mirë. Ne duhet ta nisim zhvillimin e shtetit tone”, ka thënë Haradinaj.

Ai sot gjatë ditës ka qëndruar edhe në Mitrovicë e Podujevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme