Google ADS

Hoxhaj thyen rregullat, vendos postier në murin e kinemasë në Prizren (FOTO)

21:02 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, Enver Hoxhaj, ka shkelur rregullat e fushatës zgjedhore.

Simpatizantët e tij kanë vendosur një postier në murin e kinemasë “Lumëbardhi” në qytetin e Prizrenit, shkruan arbresh.info

Kinemaja e Prizrenit është institucion i kulturës që hyn edhe tek lista e monumenteve për trashëgimi kulturore.

Për këtë është shprehur i shqetësuar edhe Hajrulla Ceku nga organizata“Ec ma ndryshe”, duke i quajtur idiota.

“Kino Lumbardhi është i qytetarëve, është i kulturës
Idiota. Nuk mbulohet institucioni i kulturës (që është edhe monument i trashëgimisë) me posterë partiak e zgjedhor. Gjithë ai mund i qytetarëve me vite të tëra me e shpëtu kinemanë, e ju prap vazhdoni të na fëlliqni hapësirën publike. Për më keq, pa e pyet askënd, pa apliku për leje, pa konsideratë, si gjithmonë, në menyrë klandestine.
Veç po e dëshmoni edhe një herë që arti e kultura për ju nuk janë tjetër pos hapësira marketingu politik.
Largojeni atë dreq poster ose e largojmë ne.”, shkruan Ceku në facebook./Arbresh.info

18945171_893515667455677_1882690482_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme