Google ADS

Mustafa e sheh fitoren e Hotit në qytetin e Pejës

17:46 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të LDK-së, Isa Mustafa në hapjen e fushatës zgjedhore në Komunën e Pejës tha se Pejë është shembulli më i mirë se si qeveriset mirë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kosova do të ketë kryeministrin me të mirë që ka pas, do ta ketë Avdullah Hotin, njeriun më të mençur njeriun më të urtë. Koalicionin AKR-Alternativa që i kanë deputetë më të mirë saqë ju nuk e dini se kë të votoni, kësi deputet i duhen parlamentit, deputetë të mençur.

“Koalicioni ju ofron frymë evropiane dhe i duhet Kosovës prandaj jam i bindur se kandidati Avdullah Hoti ka forcë të ré dhe unë po e  shoh mbështetjen tuaj këtu në këtë sallë”, tha Mustafa.

18926215_10155210961740856_1798211816_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme