Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK- AKR, Avdullah Hoti në tubimin e mbajtur sot në Pejë, i ka siguruar qytetarët e Pejës dhe rugovasit se nuk do të lejojnë të falet asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës.
“Jemi këtu me ju qytetarët të Pejës dhe me rugovasit për të lidhë besën se me 11 qershor do të ndryshojmë Kosovën. Jemi para juve t’ju sigurojmë se do ju shërbejmë me nderë siç ku ka shërbyer LDK-ja që katër vite. Jemi këtu për te ju siguruar që asnjë pëllëmbë tokë nuk do të falet për asnjë çmim sepse ne jemi njerëz të besës”, u shpreh Hoti, shkruan arbresh.info
Ai tha se ndihet njeriu me i lumtur në botë nga pritja madhështore që iu është bërë sot në Pejë.
“Jam njeriu më i lumtur në botë më këtë pritje, nga kjo po shihet se është kthyer koha e Ibrahim Rugovës. Kjo është madhështia e LDK-së, ju jeni njerëzit që i jepni frymë LDK-së”, u tha Hoti pejanëve.
Avdullah Hoti para të pranishmëve ka shpalosur programin e koalicionit duke u dhënë premtime se do ta zhvillojë Kosovën./Arbresh.info
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...