Partitë e përbërjes së re qeveritare nesër i fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore, konfirmojnë për Alsat M nga LSDM dhe BDI.
Jozyrtarisht, nesër mund të mbahet edhe takim, ndërsa temë bisede mund të jenë emrat e eshalonit të dytë dhe të tretë. Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve. Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave, edh atë në Financa, MPB, Transport dhe lidhje, Arsim dhe Mbrojtje. Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të varet nga numri i zëvendësministrave.
Nëse shqiptarët marrin pesë zëvendësministra, tre do të ishin të BDI-së ndërsa dy të Aleancës. Nëse numri i tyre është katër, atëherë ndarja do të jetë 3-1. Emrat që tash për tash përfolën për zëvendës në MPB janë Blerim Bexheti dhe Zemri Qamili nga BDI, por edhe Zulfi Adili, nëse numri i zëvendësministrave është pesë. Për zëvendës në Financa përmendet emri i Ilmi Azirit, nëse Aleanca merr zëvendës në këtë sektor.
Si emër më i sigurt për zëvendësministër, jozyrtarisht është emri i ish nënkryetarit të Kuvendit, Rafis Aliti, ndërsa burimet e Alsat M thonë se emri i tij përfolët si zëvendësministër i transportit dhe lidhjeve. Në këtë mënyrë do relativizoheshin edhe pakënaqësitë e degës së Sarajit e cila në këto zgjedhje nuk mori asnjë ministër, për dallim nga dega e Gostivarit, nga e cila ka kryetar kuvendi, zëvendëskryeministër dhe ministër.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...