Google ADS

Vdesin 10 emigrantë në një aksident në Bullgari

16:55 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Dhjetë emigrantë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti me minibus në një autostradë në Bullgari, raporton Reuters.

Ministria e brendshme ka thënë se shoferi i automjetit një 16-vjeçar bullgar i cili nuk kishte patentë shofer gjithashtu ka humbur jetën në aksident, transmeton portali arbresh.info.

Emigrantët nuk kishin dokumente me vete, por disa nga të plagosurit, të cilët u trajtuan në spital, u treguan policëve se ata ishin me origjinë afgane dhe pakistaneze.

Dhjetëra mijëra azilkërkues, kryesisht nga Siria dhe Afganistani dhe Iraku, kanë kaluar në Bullgari përmes Turqisë në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore që nga viti 2014, megjithëse flukset e emigrantëve janë zvogëluar që nga viti i kaluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme