Nuk ka shtetas të Maqedonisë të lënduar në sulmin në Londër

16:11 | 4 Qershor 2017
M. A.

“Nuk ka shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër në të cilën humbën jetën shtatë persona, ndërsa u lënduan 48 të tjerë, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.

MPJ e dënon sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër dhe informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër, e cila ka qenë në kontakt me Metropoliten Polis.

Për çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që momentalisht ndodhen në Londër, MPJ informoi se të interesuarit mund të drejtohen në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme