Google ADS

Përplaset për vdekje këmbësorja në Tiranë

15:15 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një taksi ka përplasur për vdekje një grua. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Alla”.

Makina tip  ‘Mercedes Benz’ taksi, me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K., 62 vjeç, e cila pasi është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme