Ai ishte edhe diplomat dhe pjesë aktive e partisë komuniste, shkruan arbresh.info.
Angazhim politik i tij shpesh u transferua edhe te veprat e tij.
I njohur për veprat e tij “Njëzetë poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar” dhe “Një qind sonete dashurie”, gjithashtu është i njohur për poema si “Tanë është Kuba”, “Lartësitë e Macchu Picchu”, “Armiqtë” dhe “Nëse ti më harron”.
20 shprehjet e tij:
1. Që asgjë mos të na ndajë asgjë mos na bashkoftë.
2. I dashuroj këmbët e tua sepse shkelën mbi dhé dhe mbi erë dhe mbi ujë, deri sa më gjetën.
3. Mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën.
4. Është aq e shkurtër dashuria dhe aq e gjatë harresa.
5. Më pëlqen kur hesht sikur të mos ishe dhe më dëgjon nga larg, dhe zëri im nuk të prek. Duket sikur sytë të të kenë fluturuar dhe duket se një puthje ta ka vulosur gojën.
6. Dashuri… çfarë vetmie endacake deri në shoqërinë tënde!
7. Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.
8. Ka një farë kënaqësie të çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh.
9. Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan e humbi përgjithmonë fëmijën që jetonte brenda tij dhe do t’i mungojë shumë.
11. Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan.
12. Kush zbulon se kush jam do të zbulojë se kush je.
13. Me një puthje, do dish gjithçka kam heshtur.
14. Ndonjë ditë në ndonjë cep, në çdo vend që s’ta merr mendja do të gjesh veten, dhe ajo, e vetëm ajo, mund të jetë më e lumtura ose më e hidhura e orëve të tua.
15. Përse të më vijë e gjithë dashuria menjëherë kur të jem i trishtë, dhe do të të ndjej të largët…
16. Vuan më tepër ai që gjithmonë pret se ai që kurrë nuk priti njeri?
17. Tek ti lumenjtë këndojnë dhe shpirti im me ta arratiset si e dëshiron ti dhe ku ti të duash.
18. Lotët që nuk qahen, presin në liqene të vogla? Apo do jenë lumenj të padukshëm që vrapojnë drejt trishtimit?
19. Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.
20. Për trukun tim të ardhshëm kam nevojë të më puthësh dhe, në mënyrë magjike, do të shfaqen flutura në stomakun tënd.
/Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...