Google ADS

Kurti: Me Vetëvendosjen nuk forcohet pushteti por shteti

13:19 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti tha sot para qytetarëve të Vitisë se regjimi i ka ditët e numëruara.

Kurti tha se me lëvizjen Vetëvendosje nuk forcohet pushteti por shteti, shkruan arbresh.info.

“Regjimi që i ka ditët e numëruara do që në këto ditët e fundit t’i blejë qytetarët për ta shitur Kosovën. Shitblerjet e tilla tashmë nuk janë të mundshme. Pas 11 qershorit nis zhvillimi e tregtia del prej politikës. I kemi dëgjuar të gjithë teksa mundohen ta mashtrojnë opinionin me kinse krah të luftës e krah të paqes por nuk ka as krahë lufte e as krah të paqes. Ekziston ndarja materialiste e luftës dhe ndarja idealiste e luftës. Ata të krahut materialist të luftës kanë bërë koalicion, ata të krahut idealist të luftës janë në lëvizje gjithmonë”, ka thënë Kurti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme