Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi tha sot në tubimin në Viti se ata që patën deri sot pushtetin meritojnë një ndëshkim të madh për siç tha, të këqijat që ia sollën Kosovë.
“Ata u përpoqën që përmes dy marrëveshjeve të dëmtojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës. Ata u munduan që përmes Zajednicës ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Ata u munduan që përmes Demarkacionit të copëtonin tokën tonë”, tha Kadaj-Bujupi, raporton arbresh.info.
Ajo tha se më 10 maj iu prishën pazaret koalicioneve të natës dhe se ka ardhur koha t’i kthehen Kosovës ato që ia mori siç tha, koalicioni i krimit./Arbresh.info.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...