Google ADS

Reagon Kurti: Jemi të tronditur nga sulmi në Londër

10:54 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i tronditur nga seria e sulmeve në Londër.

“Jemi të gjithë të tronditur nga sulmi i djeshëm terrorist në Londër, sulmi i dytë brenda pak kohësh në Mbretërinë e Bashkuar. Ngushëllimet dhe solidariteti ynë shkon për familjarët e viktimave, për të plagosurit e për gjithë qytetarët britanikë, si dhe për institucionet e për ambasadorin O’Connell.

Britania është partner i rëndësishëm historik e strategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve, vend që na ka ndihmuar ushtarakisht e politikisht, si dhe vend ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh mërgimtarë. Ndaj në këto çaste të vështira është e rëndësishme t’i ofrojmë mbështetjen tonë, sado modeste”, ka thënë Kurti”./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme