Google ADS

PDK e AAK në panikë, politizon edhe sindikatat

10:19 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Krerët e koalicionit PDK-AAK por jo edhe bashkë me ata të NISMA, vazhdojnë politizimin e sindikatave, njëherë atë të shëndetësisë, më pas të pensionistëve dhe së fundi dhe më madhes atë të punëtorëve.

Për më tepër, ato po nënshkruajnë memorandume ende pa e ditur se kush mund të jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, duke lënë mundësinë që këto memorandume të mbesin vetëm në letër pas kësaj date.

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR Korab Sejdiu në një intervistë për arbresh.info  tha se nënshkrimi i këtyre momerandumeve është një tentativë e PDK-AAK-Nisma  ti politizojnë sindikatat ë punëtorëve, dhe nga frika e humbjes po pretendojnë të kenë ndikim mbi ta.

“Është një tentativë e koalicionit  PAN  tI politizoj sindikatat  që duhet  të jenë të pavarura  mirëpo duke e parë se  janë në panik  dhe po e shohin humbjen  atëherë janë duke i bërë edhe tentativat e fundit  për ti bindur disa elemente brenda shoqërisë tonë të cilat po pretendojnë të kenë ndikim mbi vendimmarrjen e punëtorëve.”

Ai tha se këto momerandum bashkëpunimin që po nënshkruhen nga PAN nuk e frikësojnë koalicionin e tyre pasi që punëtorët dinë të vlerësojnë drejt .

“Për koalicionin e shpresës vendimmarrja e punëtorëve është në anën e atyre që ju ofrojnë punë dinjitet dhe shpresë e ata jemi ne, kështu që ata mund të nënshkruajnë   marrëveshje mirëkuptimi më këndo apo me cilindo person që ata mendojnë  që i përfaqëson masat.”

Sipas tij, sindikatat duhet të jenë të pavarura dhe jo të mbajnë anime politike, dhe nga momenti i nënshkrimit në këto forma, këto sindikata nuk kanë vlerë juridike dhe as morale.

Ndërsa zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Shkodran Hoti  theksoi se koalicioni PDK-AAK po tentojnë t’i kapin edhe sindikatat e punëtorëve ashtu si e kanë  kapë shtetin.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje në vazhdimësi kemi folur për kapjen e shtetit dhe kapja e shtetit  pra nënkupton kapje të shumicës së institucioneve dhe në kuadër të kësaj pushteti i kaluar i PDK e  cila i ka futi nënë sqetull edhe dy partitë tjera që kanë qenë në opozitë  i kanë nënë kontroll shumë  institucione.”

Ende nuk dihet nëse përfaqësues tjerë që janë pjesë e këtyre sindikatave janë pajtuar për të mbështetur politikisht ndonjë parti politike, pasi që në këtë mënyrë i bie se të gjithë ata që mbrojnë interesat e shërbyesve civil edhe zyrtarisht janë politizuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme