Sulmuesi portugez thotë se ai ende ndihet si i djalë i ri, pasi shënoi dy herë kundër Juventusit në Cardiff, për ta fituar kurorën e tij të katërt në Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo thotë se ai ndihet në moshë të re, si dhe i gatshëm për ta udhëhequr vendin e tij Portugalinë gjatë Kupës së Konfederatave pas trifumit të Ligës së Kampionëve.
Reali i Madridit u bë ekipi i parë në epokën e “Champions League” që e fiton dy herë radhazi.
Ronaldo shënoi dy gola kundër Juventusit në fitoren e thellë 4 me 1, duke shënuar kështu golin e tij të 600-t.
“Unë kam dy ose tre ditë pushim, pastaj do të përgatitem për ndeshjen e Portugalisë. Është një sezon i gjatë, por unë jam i motivuar, unë jam i lumtur dhe mosha ime është thjeshtë një numër. Unë ndjehem si një djalë i ri”, ka thënë Ronaldo.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?