Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nëse ata do ta udhëheqin qeverisjen në vend, buxhetit për arsim do t’i shtohen nga 200 milionë euro për secilin vit.
“Për 10 vjet 2 miliardë euro, do të investohen në arsim”.
“Deri më tani në Kosovë janë investuar 1.6 milionë euro vetëm në autostrada, që nuk krahasohet rëndësia e asfaltit me arsimin”.
Kështu ka thënë Nagavci në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova.
Ajo tutje i ka bërë të ditura masat e kësaj lëvizjeje, disa prej të cilave lidhen direkt me arsimin në vend.
“Do të hapen 160 qendra të reja, do të bëhet rimëkëmbja e shkollave në Kosovë, arsimi i lartë do të jetë pa pagesë, do të ketë shtesa për fëmijët si dhe shujta pa pagesë”.
“Masa këto që do të ndikojnë në rezultate – normalisht që do të punojmë edhe në krijimin e infrastrukturës ashtu siç kemi bërë edhe në Prishtinë”.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...