Google ADS

Barcelona uron Real Madridin pas triumfit në Ligë të Kampionëve (FOTO)

23:47 | 3 Qershor 2017
Arbresh Info

Gjiganti katalunas ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në rrjete sociale.

Pas triumfit të Real Madridit në finale të UEFA Ligës së Kampionëve, Barcelona ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për t’i uruar rivalit të tij në La Liga suksesin në këtë kompeticion, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Real Madridi siguron sërish kurorën e mbretit, shkatërrohet Juventusi

“Urime Real Madrid për fitoren e trofeut në Cardiff”, ka shkruar Barcelona në Twitter.

Skuadra e Zinedine Zidanes shkroi historinë në kompeticionin më të madh evropian me fitoren 4 me 1 ndaj Juventusit duke u bërë skuadra e parë që ka fituar dy tituj radhazi.

Barcelona ishte eliminuar nga Juventusi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3 me 0./arbresh.info

Postimi i Barcelonës në rrjetin social Twitter
Postimi i Barcelonës në rrjetin social Twitter

 

Të ngjashme