Beteja për rimarrjen e Rakas, bastioni i Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, do të fillojë brenda pak ditësh, njoftoi sot një zëdhënës i aleancës anti ISIS, pas përparimeve në luftime.
Forcat Demokratike Siriane (FDS), një aleancë arabo-kurde e mbështetur nga SHBA-ja, po zhvillon që prej nëntorit një ofensivë për rimarrjen e rajonit të Rakasë nga kontrolli i ISIS-it.
Luftëtarët e saj morën dje në mbrëmje qytetin Al Mansura, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Rakas, më pas arritën të marrin sot digën e Al Bath në Eufrat, që lidhet me qytetin, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.
Falë këtyre përparimeve ata ndodhen vetëm disa kilomtera larg Rakas, që njihet si kryeqyteti i ISIS-it.
Ky koalicion mbështetet nga SHBA-ja nga ajri, me armatime dhe asistencë të ekspertëve ushtarakë në terren.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...