LSDM-ja ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj Nikolla Todorov dhe kërkon hetim të plotë të rastit dhe dënimin e duhur të kryerësit e sulmit, reagon LSDM ndaj intervistës së Nikolla Gruevskit dhënë për Telma.
“Drejtësia duhet të zbatohet vetëm përmes gjykatave dhe asesi në mënyrë tjetër. Krijimi i i pavarur, jo-selektiv dhe i paanshëm gjyqësor është prioritet i lartë i qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja. Kushdo për të cilin do të dëshmohet se ka kryer ndonjë vepër penale do të mbaj përgjegjësi para një gjyqësori profesional dhe të pavarur”, përcjell TetovaSot deklaratën e LSDM-së
Partia në pushtet thotë se masa e parë, heqja e testimit ekstern tashmë është arritur dhe mirëpritur nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit, dhe së shpejti do të ketë vende të reja pune dhe paga më të larta dhe më nuk varet nga Gruevski.
“Paralelisht me reformat në shoqëri, u bëjmë thirrje deputetët e nderuar, anëtarë dhe aktivistë të VMRO-DPMNE-së për të nisur reformën brenda partiake dhe të distancohen nga retorika antishtetërore e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe të përfshihen në proceset që do të sjellin reformat dhe të mirën për të gjithë, dhe Maqedoninë sërish do të kthejnë në kursin euro-atlantike”, thonë nga LSDM-ja.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...