Real Madridi ka shkruar historinë në UEFA Ligë të Kampionëve duke u bërë skuadra e parë që ka mbrojtur titullin në formatin aktual pas fitores 1 me 4 në finale ndaj Juventusit.
Asnjë skuadër nuk ka arritur të fitoj turneun kryesor në Evropë për dy vite radhazi në formatin aktual të Ligës së Kampionëve qysh pas AC Milanit në vitet 1989 dhe 1990, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo dërgoi në epërsi ‘Los Blancos’ me një gol të bukur nga zona e penalistë pas një kundërsulmi të shpejtë të organizuar mirë nga ‘Los Blancos’. Mbrojtësi Dani Carvajal ishte asistues i golit nga sulmuesi 31-vjeçari në minutën e 20′ që ngriti në këmbë të gjithë tifozët e gjigantit spanjoll.
Por, shifrat u barazuan më pas nga sulmuesi Mario Mandzukic që shënoi një gol magjik akrobatik, të cilin Keylar Navas nuk kishte asnjë mundësi ta ndalte. Reprezentuesi i Kroacisë realizoi për 1 me 1 në minutën e 27′ dhe bashkëlojtari i tij në front Gonzalo Higuain ishte asistues.
Sidoqoftë, gjiganti spanjoll u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë të ndeshjes në Cardiff duke i shuar shpresat “Zonjës së Vjetër”.
Mbrojtësi Casemiro riktheu sërish në epërsi skuadrën në Santiago Bernabeu duke shënuar në “raketë” për 1 me 2 në minutën e 61′ para se superylli portugez Cristiano Ronaldo të realizonte golin e dytë në Millenium vetëm pak minuta më vonë për 1 me 3 pas asistimit nga Luka Modric. Marco Asensio përmbylli gjithçka duke shënuar për 1 me 4 në minutën e 91’ pas asistimit nga Marcelo.
Skuadra e Massimiliano Allegrit “shijoi” disfatën e parë të këtij sezoni në Ligë të Kampionëve në finale duke dështuar për të fituar trofeun pas 21 viteve ndjekje.
Beteja ndërmjet mbrojtjes më të fortë në Evropë dhe sulmit më të rrezikshëm ishte gjithashtu tronditëse për portierin legjendar Gianluigi Buffon, i cili kërkonte të shtonte këtë trofe në koleksionin e tij të mbushur me plotë tituj.
Ndryshe, ky ishte takimi i 19-të ndërmjet dy skuadrave./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...