Google ADS

Real Madrid: Një gol, dy rekorde

21:34 | 3 Qershor 2017
Arbresh Info

Në çdo ndeshje të sezonit 2016/17, Real Madridi ka shënuar të paktën një gol.

Një rekord i tillë është mbajtur edhe në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve kur Ronaldo dërgoi ‘Los Blancos’ në epërsi në minutën e 20′ të ndeshjes kundër Juventusit, shkruan portali arbresh.info.

Dani Carvajal ishte asistues i këtij goli të bukur nga sulmuesi portugez pas një kundërsulmi të shpejtë. Goditja nga Ronaldo përfundoi në portën e portierit legjendar Gianluigi Buffon pas devijimit nga Leonardo Bonucci.

Përveç kësaj, ky ishte goli 500-të i Real Madridit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info

Të ngjashme