OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore

20:29 | 3 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të Koresë Veriore, pas një serie të lansimeve raketore këtë vit.

Mbrëmë vonë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar propozimin amerikan dhe kinez për imponim të ndalesës së udhëtimit dhe bllokim të pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë prsonin, Cho Il U, që besohet se është i ngarkuar me operacionet e spiunimit të jashtëm të Phenianit.

Në mesin e katër entiteteve, gjendet edhe Koryo Bank, transmeton rel.

Sipas të dhënave të Koresë Jugore, kjo bankë i kryen transakcionet tejoqeanike për një trup sekrete, që i menaxhon fondet e fshehta private të udhëheqjes së Koresë Veriore.

Kjo është rezoluta e parë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të cilën kanë arritur pajtueshmëri Shtetet e Bshkuara dhe Kina, prej inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump, më 20 janar të këtij viti.

Kina është aleati kryesor dhe i vetëm i Koresë Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme