Ilir Deda selam Vetëvendosjes

19:17 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Bashkëthemeluesi i Alternativës që është pjesë e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në, Ilir Deda,  ka thënë se vetëm ky koalicion mund ta mposhtë PDK-në, dhe asnjë parti tjetër, dhe se këtë e kanë të qartë të gjithë, madje edhe ata që sipas tij u treguan kryeneçë dhe vendosën të shkojnë vetë në zgjedhje.

Ai këto fjalë i tha në tubimin elektoral të këtij koalicioni në Hajvali.

“Edhe mos të mashtroheni, vetem ne mund të fitojmë”, tha Deda.

“Asnjë parti tjetër nuk mundet ta fitojë koalicionin e PDK-së, vetëm ky koalicion”.

“Vetëm ne mund të fitojmë, këtë ta kenë qartë të gjithë, edhe ata që e kanë pasur vendin këtu e për kryeneçësi vendosën të shkojnë vetë në zgjedhje”, tha Deda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme