Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte sot në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS në Shkodër, ku ka hedhur ‘thumbin’ e radhës ndaj LSI-së.
Bushati duke iu referuar një prej sloganeve të LSI-së “për më shumë punësim” ka paralajmëruar burg për këdo zyrtar të kësaj partie që premton punë në shtet në shkelje të ligjit.
“Ka partiza dhe individë që dalin publikisht dhe premtojnë për punësim madje duke mos respektuar dhe ndryshimet e fundit në Kod Penal. Një mik më tha që e kishte kontaktuar një parti që po premton vende pune në burgun e Malësisë së Madhe. Ajo që i thashë është se përgjigjja që duhet t’i jepte atyre që premtojnë punësime të tilla është se: Në pune do të futen në bazë të meritës, në burg kujdes se do të futesh vet. Unë e di që kur flasim për reformat e shtet-ndërtimit demokratik në Shkodër ka njerëz që thonë hajde me mua tek zyra e Hipotekës dhe shiko se çfarë ndodh. Ku flamuri i partisë është më i rëndësishëm se interesi i Shqipërisë”, – deklaroi Bushati. /albeu.com
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...