Kandidat për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR , Avdullah Hoti gjatë një tubimi të këtij koalicioni në Hajvali tha se me 11 qershor do të festojnë fitoren.
Ai tha se është i bindur se në këtë degë të Prishtinës koalicioni LDK-AKR do të fitoj bindshëm.
“Ne kemi ardhur këtu të prezantojmë para juve ekipin tonë dhe të kërkojmë mbështetjen tuaj më 11 qershor. Me gjithë këta të ri e të reja, po e shohë se këtu kemi me dal fitues”, u shprehë Hoti.
Ai tha se me fitoren e këtij koalicioni Kosova do të ketë shtet të së drejtës dhe shtet pa korrupsion.
“Unë pres me padurim që me fillu programin që kemi në këtë koalicion. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj që ta realizojmë këtë program, ku do të ketë suksese nga fusha e ekonomisë, arsim cilësor, shëndetësi cilësore dhe mbi të gjitha do ofrojmë një shtet të së drejtës, një shtet pa korrupsion”, u shpreh Hoti.
Hoti në fund të fjalës së tij, ftoj të gjithë qytetarët e kësaj dege të Prishtinës që së bashku të korrin një sukses të madh me 11 qershor./Arbresh.info
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Shqi...
Sulmi izraelit vret 73 persona në Gazën veriore
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel