I pamëshirshmi Jose Mourinho njofton kosovarin Adnan Januzaj për të ardhmen e tij

17:24 | 3 Qershor 2017
Arbresh Info

Trajneri Jose Mourinho do të njoftoj kosovarin Adnan Januzaj rreth të ardhmes së tij në Manchester United javën e ardhshme.

Anësori 22-vjeçar është rikthyer në Old Trafford pas një sezoni dëshpërues në formë huazimi te Sunderlandi që tashmë është dëbuar nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info.

Januzaj ka krijuar vetëm tri asistime brenda 25 paraqitje në Premierë Ligë për “Macet e Zeza”, të cilat përfunduan në fund të tabelës edicionin 2016/17.

Bazuar në ‘The Times’, Mourinho do t’i tregoj javën a ardhshme kosovarit Adnan Januzaj se nuk ka të ardhme në Old Trafford.

Reprezentuesi i Belgjikës ka ngjallur interesim te dy klube në Liga 1 të Francës, Marseille dhe Lyon. Januzaj ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester United dhe klubi besohet se do të kërkoj rreth 10 milionë deri në 15 milionë funta.

Mourinho nuk është aspak i impresionuar nga puna e tij dhe beson që ka në dispozicion mjaftë opsione në sulm për të lejuar atë që të largohet nga klubi./arbresh.info

Të ngjashme