Familjarët presin që me ndryshimin e pushtetit, asht siç është premtuar, sa më parë të zbardhet edhe rasti “Monstra”. Për proceset e montuara, familjarët presin që të jepet drejtësia dhe të del në shesh e vërteta, që sipas tyre, nënkupton lirim të familjarëve të tyre. Bedri Ajdari, familjar i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë kërkon një gjykim të drejtë, ashtu siç është premtuar nga vetë kryeministri.
Unë shpresoj nga premtimet atij që i ka dhënë ta vendos në funksion ligjin dhe ta zbatojë të njëjtin, ai e ka marr detyrën është ngarkuar me atë postë dhe duhet doemos të zbatojë ligjet dhe në qoftë se ligjet zbatohen këta do të duhet të jenë në liri menjëherë – tha Bedri Ajdari, familjar.
Ministri i sapo zgjedhur i drejtësisë Bilent Saliji zotohet se ky rast do të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe e vërteta do të dalë në shesh .
Ka pasur raste edhe më të brishta që përpara opinionit por edhe drejtësisë janë dukur të brishta, unë ju siguroj se maksimalisht unë në bashkëpunim me të gjithë administratën e ministrisë së drejtësisë duke konsultuar ekspertë të ndryshëm dhe duke punuar me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që këta raste të zbardhen deri në fund – u shpreh Bilent Saliji- ministër i drejtësisë.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë publikimeve të bisedave të përgjuara tha se ka dëshmi që të akuzuarit për vrasjen në Smillkovcë janë të pafajshëm. Alsat mëson se ky rast në Prokurorinë Speciale është në fazën para hetimore . Për vrasjen e pesëfishtë në 12 prill të vitit 2012, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm.
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...