Ja se si të keni një lidhje të shëndoshë me partnerin tuaj. Mundohuni t’ju përmbani këtyre këshillave dhe do të keni më shumë harmoni në lidhje.
GJYSMË ORE VETMI
Pa kalim të përbashkët të kohës kualitative lidhja juaj nuk do të mbijetojë. Çdo mbrëmje ndani së paku gjysmë ore për bisedë, përqafim ose rrini të shtrirë në qetësi. Nëse obligimet e ditës nuk ua lejojnë një gjë të tillë, një herë në muaj shkoni diku vetëm ju të dy.
MOS IA ZINI FRYMËN
Mbani një ekuilibër mes nevojës për të dhe dëshirës që bëjeni e pavarur. I tregoni partnerit se sa keni nevojë për të, por mos i hipni në qafë, sepse do ta ketë përshtypjen se është i zënë në kurth.
SHTYJENI QË TË JU ADMIROJË
Mos pritni komplimente, por thoni diçka të bukur për veten tuaj dhe në mënyrë diskrete kërkoni nga ai që të pajtohet me të. Në fund do të fillojë të vërejë se sa e bukur jeni ose si jeni rregulluar dhe në mënyrë spontane do të ju japë komplimente.
I TREGONI SE ÇFARË JU PËLQEN
Kur jeni në shtrat, mos hezitoni t’i tregoni se çfarë ju pëlqen. Vështirë se do të ju kënaqë nëse nuk i ndihmoni. Mos keni turp sepse me të nuk do të arrini asgjë. Do të bëheni e frustruar, ndërsa një gjë e tillë nuk është e mirë për lidhjen.
LAVDËROJENI
Edhe meshkujve u pëlqejnë komplimentet, shikimet plot admirim dhe ndonjë buzëqeshje e ëmbël. Ia ofroni këto dhe do ta shihni se si kjo në mënyrë pozitive do të reflektohet në lidhjen tuaj. Do të jetë në humor më të mirë, ndërsa kjo do të jetë e dobishme edhe për ju.
INJORONI MANGËSITË
Femrave shpesh pas një kohe të caktuar fillojnë t’u pengojnë gjëra të imëta te partnerët e tyre të cilat në fillim as që i kishin vërejtur ose madje edhe i kishin tërhequr. Kur të ketë kaluar entuziazmi, mësoni ta doni me të gjitha mangësitë dhe virtytet e tij.
MOS E FSHIHNI PAKËNAQËSINË
Pakënaqësia e fshehur e prishë secilën lidhje. Për këtë arsye, nëse diçka ju pengon, duhet ta thoni menjëherë. Mos e shtyni bisedën për nesër, sepse në fund do të shpërthejë tërbimi. Pasi që do të jeni nxehur do të thoni diçka të cilën edhe nuk e mendoni, për të cilën më vonë do të pendoheni. MOS E
KRITIKONI
Dënimi dhe kritika nuk janë të nevojshme. Është shumë më mirë që ta lavdëroni kur të ketë bërë diçka mirë. Në vend se ta kritikoni secilën herë kur harron ta vendosë gotën në lavaman ose kur harron që të vendosë rrobat e palara në banjë, lavdërojeni secilën herë që bën diçka të dobishme.
ZGJOJENI PASIONIN
Mos lejoni që të shuhet jeta juaj seksuale. Sapo ta vëreni se “nuk është më siç ka qenë dikur”, informohuni pse ka ndodhur kjo dhe menjëherë merrni masa që ta gjallëroni sërish pasionin. Duhet ta mundni stresin, lodhjen dhe humorin e keq dhe krijojeni një mjedis romantik i cili do të ju ndihmojë që gjërat të jenë sërish si dikur.
LËRENI VETËM
Duhet ta dini se edhe meshkujt nganjëherë mund të përfshihen nga emocionet e forta. Për fat të mirë, ata shumë më shpejt i kthehen normales. Nëse është i hidhëruar, i pikëlluar ose i brengosur, do t’i mjaftojë gjysmë ore qëndrimi në vetmi për t’u kthyer dhe të jetë sërish ai vjetri.
NJË ZËNKË, PESË PUTHJE
Sipas studimeve më të reja të psikologëve, për fshirjen e një përvoje negative nevojiten pesë pozitive. Për këtë arsye, pas secilës fjalë të vrazhdë i thoni pesë komplimente dhe pas secilës zënkë përqafohuni pesë herë. Kurrë mos shkoni në shtrat pa puthje edhe nëse paraprakisht jeni grindur.
MOS U INATOSNI
Mësohuni që të negocioni dhe të bëni lëshime. Ndoshta në fëmijëri jeni mësuar që të gjithë t’ua lëshojnë rrugën dhe që çdo gjë të bëhet sipas dëshirës suaj, por në lidhje gjërat nuk funksionojnë ashtu. Negocioni për gjithçka që me të vërtetë e keni për zemër dhe lëshoni pe nganjëherë edhe kur keni të drejtë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...