Google ADS

Humbë jetën 55 vjeçari, hidhet nga kati i tretë i ndërtesës

12:16 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Një shtetas ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Vlorë.

Rreth orës 10:40, në lagjen “Pavarësia 2” pranë shkollës jopublike “Ikea” ka rënë nga kati i 3-të i pallatit, një shtetas i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe bëhet fjalë për shtetasin F.Ruci, 55 vjeç, i cili ka rënë nga banesa e tij.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh.

F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme