Nënsekretari amerikan i shtetit, Thomas Shannon, do të jetë mikripitës i ceremonisë, me të cilën mirëpritet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, më 5 qershor, ka njoftuar dje Departamenti amerikan i shtetit.
Në këtë ceremoni, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, zyrtarisht do ta depozitoj të ashtuquajturin “instrument të pranimit”, duke e bërë Malin e Zi anëtarin e 29 të aleancës.
Në ceremoni do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg.
Pas kësaj ceremonie, flamuri i Malit të Zi do të valojë për të parën herë në selinë e NATO-s, më 7 qershor.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të mbështes integrim më të madh, reformë demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet, me të gjithë fqinjët e vet”, tha Departamenti amerikan i shtetit, dhe ka shtuar se ky pranin, po ashtu, “e riafirmon tek vendet e tjera aspirante se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende, që janë të gatshme të bëjnë reforma të domosdoshme për arritjen e standardeve të larta të NATO-s, dhe t’i pranojnë rreziqet, përgjegjësitë dhe, po ashtu, përfitimet nga anëtarësimi
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...