Google ADS

Pas Shkupit, Superkupa e Evropës 2019 në Shqipëri? (FOTO)

11:11 | 3 Qershor 2017
arbresh.info

FSHF ka njoftuar se dokumentacioni i plotë për organizimin e finales së Supërkupës së vitit 2019 është dërguar në UEFA.

Në këtë mënyrë, FSHF zyrtarizon kandidaturën e Tiranës për ndeshjen mes dy skuadrave kampione të Europës pas dy vitesh kur “Arena Kombëtare” të ketë përfunduar plotësisht.

Sipas FSHF, të gjitha institucionet e përfshira në këtë projekt janë treguar të gatshme për të plotësuar në një kohë sa më të shpejtë dosjen.

Institucionet që kanë kontribuar në plotësimin e kërkesave nga UEFA për organizimin dhe mbarëvajtjen e Superkupes së Europes janë; Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kryeministria që ka luajtur rolin vendimtar për gjithçka kërkohet për të plotësuar dosjen e cila u dërgua në UEFA dhe disa institucione tjera.

Dosja do të analizohet nga UEFA që në muajin Shtator do të marrë vendimin përfundimtar për vendin organizator të Superkupës së Europës në vitin 2019./arbresh.info/

screenshot_11

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme