Holanda po mbyll disa burgje. Ky vendim vjen i detyruar nga pakësimi i ndjeshëm i të dënuarve në qeli.
Në vitin 2013, Holanda mbylli 9 burgje sepse vendi nuk kishte mjaftueshëm kriminelë për të mbushur qelitë.
Por qeveria holandeze po planifikon të mbyllë edhe pesë të tjerë deri në fund të gushtit, sipas dokumenteve të brendshme të publikuara nga media vendase “The Telegraaf”.
Këto mbyllje do të rezultojnë në humbjen e gati 2 mijë vende pune, pasi numri i të burgosurve është shumë i ulët.
Problemi i qelive bosh ka bërë që Holanda të importojë 240 të burgosur nga Norvegjia vetëm për të mbajtur hapur burgjet.
Ministri holandez i Drejtësisë Ard van der Steur deklaroi në parlamentin e vendit se kostoja e mbajtjes së burgjeve hapur ishte pengesë për vendin.
Aftësia e Holandës për të mbajtur nivelin e krimit aq të ulët, vjen falë ligjeve të drogës dhe një sistem monitorimi që i lejon të burgosurit të ribëhen pjesë e fuqisë punëtore.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...