Bimët kanë shqisa shumë më të zhvilluara nga sa mund të mendohet, në veçanti të dëgjuarit, që e ndihmojnë në luftën për mbijetesë, sipas një studimi nga universiteti “Western Australia”, ku tregohet se bimët mund të dëgjojnë zhurmën e ujit që rrjedh nën tokë ose nëpër tubacione dhe të rrisin rrënjët e tyre në drejtim të burimit.
Për më tepër ky studim ka treguar se bimët nuk i pëlqejnë disa zhurma kanë tendencë t’i largohen. Studiuesit kanë analizuar bimë të bizeles, duke i vënë të dëgjojnë një seri tingujsh si ai i ujit që rrjedh. Duke vërrejtur sjelljen e tyre kanë zbuluar se bimët njohin zhurmën e ujit dhe rrisin bimët vetëm në atë drejtim.
Një aspekt tjetër i jashtëzakonshëm është se bima është në gjendje të njohë zhurmën e ujit të vërtetë dhe atij të regjistruar. Por nëse në tokë është e pranishme sasia e nevojshme e ujit, bima nuk i përgjigjet më zhurmës.
“Vetëm tani po fillojmë të kuptojmë kompleksitetin e ndërveprimeve të bimëve me tingujt dhe si i përdorin për të marrë vendime”, deklaron Monica Gagliano, drejtuesja e këtij studimi.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...