Pas bllokimit nga dy Gjykata Federale të urdhrit të Presidentit Trump në lidhje me ndalimin e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara për qytetarët e shtatë vendeve myslimane, adminsitrata amerikane e ka dërguar çështjen në Gjykatën Supreme. Urdhri i Presidenti është pezulluar nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit, me argumentin se është diskriminues, por Trump pretendon se kjo lëvizje ka për qëllim të forcojë masat e sigurisë. Nëse gjykata do ta gjykojë këtë nismë të drejtë, atëherë në ShBA mund të rikthehet bllokada 120 ditore.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pe për urdhin e tij ekzekutiv i cili parashikon ndalimin e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë popullsie myslimane, teksa pas vendimit të dy Gjykatave Federale që e pezulluan nismën e tij, Shtëpia e Bardhë e ka dërguar çështjen në Gjykatën Supreme. Urdhri i tij është pezulluar nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit, me arsyetimin se është diskriminues dhe se shkel parimet e Kushtetutës amerikane.
Megjithatë, në rast se do të fitojë çështjen në Gjykatën Supreme, administrata Trump mund të hedhë poshtë vendimet e Gjykatave Federale.
Urdhri i Presidenti Trump parashikon një bllokadë 120 ditore të hyrjes në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e Somalisë, Iranit, Irakut, Sirisë, Sudanit, Libisë dhe Jemenit.
Sipas liderit të Uashingtonit, kjo është një lëvizje që ndërmerret në luftën kundër-terrorizmit, dhe synon që t’i japë kohë administratës që të hartojë një strategji për të shtuar masat e sigurisë.
Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik, nuk e ka mirëpritur një lëvizje të tillë. Gjithashtu, në shumë zona të vendit ka patur vazhdimisht protesta.
Nëse mund të konsiderohet si një avantazh, në përbërjen prej nëntë antarësh të Gjykatës Supreme, pesë gjyqtarë janë me pikëpamje konservatore, ndërsa katër të tjerët kanë qasje liberale.
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit