Kreshnik Spahiu largohet nga Shqipëria, zbulohet destinacioni

01:31 | 3 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Pasi dha dorëheqjen si kryetari i “Aleancës Kuqezi” dhe deklaroi largimin nga politika, Kreshnik Spahiu është larguar përfundimisht nga Shqipëria.

Spahiu është fotografuar sot në aeroportin “Nënë Tereza” duke u nisur drejt Milanos.

Syri.net ka mësuar se destinacioni përfundimtar i Kreshnik Spahiut është Brukseli, Belgjikë. Ish-kreu i AK do të punojë në zyrat e “Transparency International”, organizatë ndërkombëtare jo qeveritare.

Pasi nuk u përfshi në listat e PD-së, Spahiu deklaroi se ndihej i tradhtuar nga Lulzim Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme