Një banjo publike në kryeqytetin japonez, Tokio, ofron mësim për klientët e saj të zhveshur, me shpresën se eksperienca e të nxënit në lakuriqësi do të jetë çliruese dhe do të rikthejë po ashtu në vëmendjen e të rinjve traditën tashmë në shuarje të banjove të përbashkëta.
Të shtunën, tema e mësimit ishte loja “GO”, e etiketuar nga disa si shahu kinez. 9 meshkuj, që nuk mbanin në trup asgjë tjetër veç peshqirëve, kanë dëgjuar me kujdes instruktorin Kenta Igeta, i cili ishte gjithashtu me peshqir të mbështetjellë pas mesit.
Ideja e orëve të mësimit mes avujve të banjës i erdhi menaxherit të saj, Yuichi Tamura. Kjo, sipas tij është një mënyrë për të tërhequr klientelën e re, e cila nuk i ka përjetuar përvoja të tilla.
E themeluar në vitin 1939, “Hinodeyu”, apo “Banja e agimit” e ndodhur pranë lagjes së famshme “Asakusa” të Tokios, në kohët e lavdishme të saj mbushej nga më shumë se 500 vetë në ditë. Pas Luftës së Dytë Botërore, megjithatë, preferenca për banjot publike në Japoni nisi të zbehej dhe “Hinodeyu” pa gradualisht t’i tkurrej numri i klientëve, që më së shumti sot janë të moshuar.
Çmimi aktual i pranimit është 460 jenë, ose 4.1 dollarë amerikanë, e në kurset mujore mund të marrë pjesë kushdo.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...