Sipas raporteve në Spanjë, Atletico Madridi është “shumë afër” marrëveshjes për muajin janar të vitit 2018 me yllin e Chelseat, Diego Costa.
Gazeta spanjolle ‘AS’ raporton që gjiganti në La Liga është i gatshëm të shpenzojë para të mëdha pasi ndalesës për transferime t’i vije fundi pas kësaj merkato verore, transmeton portali arbresh.info.
Anësori i Sevillas, Vitolo dhe sulmuesi i Malagas, Sandro, janë të dy afër nënshkrimit të kontratave me Atleticon, gjë të mund t’i siguroj atyre transferimin në merkaton e ardhshme te kryeqyteti spanjoll.
Por, shënjestra kryesore e Diego Simeones duket të jetë superylli Diego Costa i Chelseat, i cili është kërkuar gjatë për rikthim në klub.
Sulmuesi duket se do të vazhdoj qëndrimin këtë verë në Stamford Bridge pavarësisht se ka pranuar oferta luksoze nga Kina./arbresh.info
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat