Avionët japonezë pranë brigjeve të Koresë së Veriut

23:09 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Avionët luftarakë japonezë po marrin pjesë në një operacion stërvitor të përbashkët me forcat detare amerikane pranë brigjeve të Koresë së Veriut.

Megjithatë, zyrtarët e Marinës amerikane shprehen se nuk kanë asnjë synim për të bërë presion mbi Korenë e Veriut.

Në këtë stërvitje të përbashkët janë duke marrë pjesë edhe dy aeroplanmbajtëset amerikane “USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan”.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake që pas vitit 1990.

Stërvitja e përbashkët vjen vetëm dy ditë pas ushtria amerikane kreu testin e parë të mbrojtjes antiraketore, duke simuluar një sulm me raketa balistike ndërkontinentale.

kk kk1 kk2 kk3 kk4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme