Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Baz të Burrelit, Shpend Shahini firmos borderotë nga kryeqyteti. Në qendrën që drejton me letra, farmacia private vjedh energjinë elektrike.
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar në puntatën e kësaj të premteje abuzimet që bëhe në këtë qendër shëndetësore, drejtori i të cilës qëndron fizikisht në Tiranë.
Ndërkohë, mjeku përgjegjës është me emërim në një tjetër qendër, në Macukull. Shkelja e radhës ishte që në ambientet e qendrës shëndetësore kishte një farmaci private, e cila vidhte energji elektrike nga sahati i qendrës.
Në “Fiks Fare” u ankua mjeku Haziz Molla, i cili ka qenë drejtor në këtë qendër, por e kanë transferuar në Macukull. Ai tha se, jo vetëm çështja e sahatit është e paligjshme, por edhe farmacia vetë nuk duhet të jetë aty, pasi sipas ligjit ajo duhet te jetë 100-150 metra në distancë me qendrën shëndetësore dhe jo brenda saj.
Vjedhjen e energjisë elektrike e konfirmojnë edhe teknikët e OSHEE-së, Burrel. Sipas tyre, kjo është një shkelje, pasi sahati i farmacisë është jo funksional dhe energjinë e marrin përmes sahatit të qendrës shëndetësore.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan edhe farmacisë, ku farmacistja Hanke Cakoni pranoi se është e vetëdijshme që ka kryer një shkelje dhe rrëfeu se nuk e kishte menduar gjatë, sepse kishte bërë një marrëveshje me gojë me mjekun përgjegjës pasi vetëm një dritë do shpenzonte.
Ndërkohë, mjeku Haziz Molla ngriti një tjetër akuzë, se në atë farmaci tregton burri i saj që nuk ka lidhje fare me medikamentet. Sipas mjekut, kjo është e rrezikshme për jetën e banorëve, pasi një dozë më të lartë të japë ai, personi në fjalë nuk e kupton dhe do t’ia japë.
Ai tha se kur ka bërë kërkesë për spostimin e kësaj farmacie në 2009-n, kur mbante posti e drejtorit, si përgjigje mori largimin nga puna.
Mjeku tregoi gjithashtu se aktualisht drejtor është Shpend Shahini, i cili prej dy vitesh nuk ka ardhur asnjëherë në qendrën shëndetësore dhe borderotë i firmos nga Tirana, ku dhe jeton.
Pas denoncimit, Fiks Fare iu drejtua institucioneve. Drejtoresha e Shëndetit Publik në Burrel, Drita Lalaj deklaroi se mjeku Haziz Molla nuk duhet të ishte fare në atë qendër, pasi ai është me vendim në Macukull dhe ai duhet të qëndrojë aty dhe të bëjë të gjitha punët aty. Ajo u shpreh se faji është i Fondit Rajonal Dibër, që ka lejuar këtë gjë, si dhe hapjen e farmacisë brenda qendrës.
Ndërkohë, drejtori i Fondit të DRSKSH-së Dibër, Blendi Gurra tha se përsa i përket vjedhjes së energjisë, ai nuk e ka konstatuar deri më tani dhe po njihet me rastin pikërisht përmes emisionit Fiks Fare, por menjëherë do ngrejë një grup për konfirmim dhe do marrë masat e tij.
Përsa i përket drejtorit të qendrës shëndetësore, Shpend Shahini, ai thotë se e ka autorizuar atë dhe jo emëruar, pasi emërimet i bën ministria.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...